"Artmotion është platforma e parë në Kosovë që ka mundësuar ndjekjen e të gjitha ligave më të mëdha sportive ndërkombëtare në një vend, duke sjellë një përvojë të plotë për adhuruesit e sportit. Përmes kanaleve ekskluzive sportive të Artmotion, ju mund të shikoni çdo ndeshje dhe event sportiv pa asnjë ndërprerje!
Artmotion kujdeset që të mos humbisni asnjë ndeshje, kampionat apo event sportiv, edhe kur ato ndodhin në të njëjtën kohë. Me 25 kanale sportive dhe mbulim ekskluziv të më shumë se 120 ligave dhe garave, ju do të keni akses në:
UEFA Champions League, Europa League, Conference League
La Liga, Serie A, Ligue 1, Coppa Italia
NBA, Formula 1, MotoGP, UFC, Wimbledon
Superliga e Kosovës në Futboll, kampionati i basketbollit FBK, ndeshjet ndërkombëtare të klubeve kosovare
Përvoja e Artmotion nuk kufizohet vetëm te abonentët, por shpesh bëhet pjesë e përjetimeve kolektive për të gjithë sportdashësit, duke sjellë evente të mëdha në sheshin e Prishtinës dhe qytete te tjera. Me transmetime të drejtpërdrejta të ngjarjeve më të rëndësishme, si UEFA EURO 2024 dhe finalet e Champions League, Artmotion ka krijuar momente të paharrueshme për publikun, duke i bërë ndeshjet më të mëdha një festë të vërtetë për të gjithë.
Përveç ndeshjeve live, Artmotion ofron analiza të thelluara, studio me ekspertë dhe përmbledhje ekskluzive për çdo garë e ndeshje të rëndësishme, duke e bërë këtë platformë destinacionin kryesor për të gjithë të apasionuarit pas sportit.
Me Artmotion Sport, nuk ka më dilema se cilën ndeshje të shikoni – të gjitha janë të aksesueshme në momentin që zhvillohen!"
<iframe src="https://freeshot.live/embed/ARTSport1.php" width="100%" height="100%" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay;" allowtransparency="true" id="thatframe"> </iframe>